• e premte, 05 dhjetor 2025

Kufiri mes Tajlandës dhe Kamboxhisë është i qetë pas përplasjeve të vogla, tha kryeministri tajlandez

Kufiri mes Tajlandës dhe Kamboxhisë është i qetë pas përplasjeve të vogla, tha kryeministri tajlandez

Bangkok, 29 korrik 2025 (MIA) - Kufiri mes Tajlandës dhe Kamboxhisë është e qetë pas disa përplasjeve të vogla mes armatave të të dyja vendeve pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, deklaroi për gazetarët kryeministri në detyrë i Tajlandës, Pumtam Veçajaçai. 

Komandantët ushtarak nga të dyja vendet do të mblidhen në bisedime në orën 10 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha ai, pasi fqinjët përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit të shpallur në Malajzi.

Më herët, zëdhënësi i armatës tajlandeze deklaroi se Kamboxhia ka kryer sulme në disa lokacione ku e ka shkelur marrëveshjen për armëpushim, një ditë pasi të dyja vendet fqinje deklaruan se do t'i ndërpresin luftimet nga mesnata. Trupat tajlandeze u përgjigjën në mënyrë proporcionale në vetëmbrojtje, shtoi gjeneral-majori, Vintai Suvare në njoftim. 

Zëdhënësi i armatës tajlandeze deklaroi se forcat e armatosura të të dyja vendeve zhvillojnë bisedimet. Takimi i komandantëve ushtarak është caktuar të fillojë në orën 10 të mëngjesit sipas kohës lokale. 

Japonia e përshëndeti marrëveshjen earmëpushimit të arritur mes Kamboxhisë dhe Tajlandës pas përplasjeve disa ditore në zonën kufitare të kontestuar, duke thënë se marrëdhëniet e mira mes të dyja vendeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. 

Ai, gjithashtu, premtoi se Tokio do të bashkëpunojë me vendet e tjera për t'i përkrahur përpjekjet për t'i ulur tensionet. qa/

Foto: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR