• e diel, 23 shkurt 2025

Kuba filloi të lirojë 553 të burgosur

Kuba filloi të lirojë 553 të burgosur

Havanë, 16 janar 2025 (MIA) - Kuba filloi të lirojë të burgosur një ditë pasi që administrata e presidentit Xho Bajden e kumtoi qëllimin e vet për ta mënjanuar shtetin ishull nga lista amerikane e shteteve të cilat e mbështesin terrorizmin, kumtuan mediumet amerikane.

Sipas grupeve kubaneze për të drejta të njeriut, mbi 10 persona të dënuar për krime të ndryshme ishin liruar gjatë ditës. Disa prej tyre ishin arrestuar pas pjesëmarrjes në protestat historike në vitin 2021, përfshirë edhe artisten 24-vjeçare për tatu, Reina Jaknara Bareto Batista. Ajo u lirua nga burgu në provincën Kamaguej dhe tha se me të janë liruar edhe tetë burra.

Të martën, qeveria amerikane kumtoi se e ka njoftuar Kongresin për qëllimin e vet që ta mënjanojë Kubën nga lista si pjesë e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësim të Vatikanit. Autoritetet kubaneze do të lirojnë disa prej tyre para fundit të mandatit të Bajdenit më 20 janar.

Disa orë më vonë, Minsitria kubaneze e Punëve të jashtme kumtoi se Qeveria e ka njoftuar papa Françeskun se gradualisht do të lirojë 553 të dënuar përderisa autoritetet po hulumtojnë mënyra juridike dhe humanitare për ta zbatuar këtë hap. Havana nuk e përmendë vendimin e SHBA-së për ta hequr nga lista, por e ndërlidhë me Vitin e shenjtë jubilar, të cilin Kisha katolike e feston njëherë në 25 vite.

Observatori kubanez për të drejta të njeriut kumtoi se janë liruar 18 persona.

Sipas mediumeve amerikane,është e mundur që vendimi për mënjanim të Kubës nga lista e shteteve të cilat e mbështesin terrorizmin të ndryshojë pas inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur, Donald Tramp. Marko Rubio, i nominuri për sekretar të Shtetit, është mbështetës shumëvjeçar i sanksioneve kundër regjimit kubanez. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR