KSHZ-ja ia dorëzoi certifikatën deputetit të ri të ASH-së Memedi
- Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) sot ka mbajtur seancë, në të cilën konstatoi se Remzi Memedi nga Njësia zgjedhore 5 nga lista e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa është deputeti i ri në Kuvend.
- Post By Melahat Baftija
- 14:18, 16 mars, 2023

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) sot ka mbajtur seancë, në të cilën konstatoi se Remzi Memedi nga Njësia zgjedhore 5 nga lista e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa është deputeti i ri në Kuvend.
Atij sot i është dorëzuar certifikata për pjesën e mbetur të mandatit në Parlament.
Memedi vjen në vendin e bashkëpartiakut të tij Surija Rushiti, dorëheqja e të cilit u konstatua nga Kuvendi.
Rushiti është drejtori i ri i MEPSO-s pasi që Aleanca për Shqiptarët hyri në koalicionin qeveriar. mb/
Foto: Arkivi i MIA-s