• e mërkurë, 20 nëntor 2024

KSHZ-ja e Malit të Zi i publikoi rezultatet përfundimtare: Milanoviq 58,9 për qind, Gjukanoviq 41,1 për qind e votuesve

KSHZ-ja e Malit të Zi i publikoi rezultatet përfundimtare: Milanoviq 58,9 për qind, Gjukanoviq 41,1 për qind e votuesve
Podgoricë, 6 prill 2023 (MIA) - Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sot i pulikoi rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, sipas të cilave Jakov Milatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa tani, ka fituar me mbështetje prej 58,9 për qind të votuesve.
 
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), presidenti në largim Milo Gjukanoviq ka fituar 41,1 për qind të votuesve, respektivisht 66.823 vota më pak nga Milatoviqi.
 
Të dielën është mbajtur rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale., ndërsa Gkukanoviq e panoi  humbjen dhe e uroi kundërkandidatin Milatoviq
 
Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, kreu i DPS-së vendosi të largohej nga posti i kreut të partisë, të cilin e mbante me ndërprerje të shkurtra që nga viti 1997.

Këtë vendim Gjukanoviq ia ka bërë të ditur kryesisë së partisë të mërkurën, ndërsa sot duhet ta zyrtarizojë në Komitetin kryesor të DPS-së.

Vendimi i Gjukanoviqit ishte i pritshëm, sepse ai e bëri të ditur gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR