KSHZ shpall Zgjedhjet lokale 2025 përfundimisht dhe zyrtarisht të përfunduara
- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e djeshme të 157-të, i shpalli Zgjedhjet lokale 2025 zyrtarisht dhe përfundimisht të përfunduara.
- Post By Besnik Shuki
- 18:12, 12 nëntor, 2025
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 157-të, i shpalli Zgjedhjet lokale 2025 zyrtarisht dhe përfundimisht të përfunduara.
Anëtarët e KSHZ-së gjithashtu miratuan konkluzionin për përfundimin e rezultateve të votimit në raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe konkluzionin për përfundimin e Zgjedhjeve lokale 2025 për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave komunale, këshillit të Qytetit të Shkupit dhe kryetarëve të komunave dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit.
Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko theksoi se sot është afati i fundit për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe konkluzionit për përfundimin e zgjedhjeve, pasi ata dje i kanë marrë zyrtarisht edhe vendimet e Gjykatës Administrative që rrëzojnë të gjitha paditë, respektivisht me të cilat janë vërtetuar vendimet e KSHZ-së për refuzimin e ankesave të dorëzuara më parë.
"Në konkluzionin për përfundimin e zgjedhjeve lokale 2025 thuhet: Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të votimit në raundin e parë të zhvilluar më 19.10.2025 dhe rezultatet përfundimtare të votimit në raundin e dytë zgjedhor për votimin e kryer më 2.11. të vitit 2025 për zgjedhjen e anëtarëve të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe kryetarëve të komunave dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, KSHZ informon se në përputhje me nenin 31 paragrafi 2 pika 22 të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale 2025 nga sot më 12 nëntor të vitit 2025 përfundimisht dhe zyrtarisht kanë përfunduar", tha Kondarko.
Në seancën e sotme, KSHZ miratoi ndryshim të konkluzionit për përfundimin e rezultateve të votimit në raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, për kryetar të Qytetit të Shkupit të mbajtur më 2.11.2025 për komunat përkatëse ku kishte votim në raundin e dytë.
"Pas skadimit të veprimeve të zbatuara ligjore dhe afateve të kaluara ligjore për parashtrimin e ankesave në KSHZ dhe për parashtrimin e ankesave në Gjykatën Administrative, në procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të votimit, KSHZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarit të komunave në procedurën për ankesa dhe padi ku procedura ka përfunduar, respektivisht, ky plotësim i konkluzionit për rezultatet përfundimtare për votimin e përfunduar për raundin e dytë ku janë parashtruar ankesa dhe padi, në veçanti - Komuna e Bërvenicës zgjodhi kandidatin për kryetar të komunës Jovica Ilievski koalicioni Maqedonia yte VMRO-DPMNE, Komuna e Karposhit Sotir Llukrovski kandidati i zgjedhur për kryetar të koalicionit Maqedonia yte VMRO-DPMNE, Kurto Dudush Bashkimi i romëve, kandidat i zgjedhur për kryetar të Komunës së Shuto Orizarit", vuri në dukje Kondarko.
Në seancë u shpallën edhe rezultatet përfundimtare të rivotimit në vendvotimet 2961, 2962, 2966 për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit të zbatuar më 2.11 pas skadimit të afateve ligjore për parashtrimin e ankesave në KSHZ dhe parashtrimin e ankesave në Gjykatën Administrative.
"Me numër rendor 4 në fletëvotimin Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar 4 mandate në Këshillin e Komunës së Shuto Orizarit, me numrin rendor 7 në fletëvotimin koalicioni VLEN 4 mandate në Këshill, me numër rendor 9 në fletëvotimin koalicioni Maqedonia yte VMRO-DPMNE 4 mandate, me numër rendor 11 Bashkimi i romëve një mandat në Këshill, me numër rendor 17 në fletëvotimin Unioni i Romëve pesë mandate në Këshill, me numër rendor 24 në fletëvotimin Forcat Demokratike të Romëve, një mandat në Këshill", shtoi Kondarko.
Фото: МИА архива