• e premte, 05 dhjetor 2025

KSHZ i publikoi rezultatet përfundimtare për zgjedhje të këshilltarëve në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit, rivotim më 2 nëntor në tre vendvotime në Shuto Orizare

KSHZ i publikoi rezultatet përfundimtare për zgjedhje të këshilltarëve në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit, rivotim më 2 nëntor në tre vendvotime në Shuto Orizare

Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot i ka publikuar rezultatet përfundimtare edhe për 16 komuna, për të cilat janë parashtruar ankesa, ndërsa përfundimisht kanë përfunduar zgjedhjet për këshilltarët në 79 komuna dhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit, gjegjësisht, gjithsej 80 komuna. Do të ketë rivotim në tre vendvotime për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të Komunës në Shuto Orizare, ku në këto tre vendvotime, siç theksoi në seancën e sotme të 150-të të KSHZ-së, Boris Kondarko, është e mundur që në mënyrë teorike të ndikohet për zgjedhjen e mandateve për këshilltarë.

Konform rezultateve përfundimtare që i ka publikuar KSHZ-ja, në Komunën e Aerodromit, "Maqedonia Jote" e kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar 15 mandate, E Majta gjashtë, Koalicioni për zgjedhje lokale 2025, i kryesuar nga LSDM-ja pesë mandate, Lëvizja ZNAM një mandat, në Bogdanci, Koalicioni i kryesuar nga LSDM gjashtë, ndërsa Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE pesë mandate, në Bosilovë Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE dhjetë, ndërsa Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja pesë mandate, në Butel Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE nëntë, Aleanca Kombëtare për Integrim katër, VLEN katër, Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja një dhe E Majta një mandat.

Në Veles, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 16, Koalicioni i kryesuar nga LSDM tre, E majta tre, ZNAM një, në Vinicë, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE nëntë, Koalicioni i kryesuar nga LSDM gjashtë mandate, në Gazi Babë, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 17, Koalicioni i kryesuar nga LSDM katër, E Majta katër, VLEN një dhe AKI një, në Gostivar AKI 12, Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE pesë, VLEN tre, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni dy mandate, Koalicioni i kryesuar nga LSDM një, në Dollneni, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE tre, PDTM tre, VLEN dy, AKI dy, Përvojë për Sukses një, ZNAM një, Lëvizja për Unitet Kombëtar të Turqve një, Grupi i Votuesve Safet Rexhoski një mandat dhe grupi i votuesve Raim Kera një mandat.

Në Karposh, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi 11 mandate, E Majta fitoi katër, Përvoja për Sukses fitoi katër, LSDM fitoi katër, Grupi i Votuesve Tatjana Çakulev fitoi tre dhe ZNAM fitoi një mandat, në Kërçovë, Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi tetë, AKI fitoi pesë, VLEN fitoi tre, Grupi i Votuesve Kujtim Kasami fitoi dy mandate, Koalicioni i kryesuar nga LSDM fitoi një mandat, në Krivogashtan, Koalicioni i kryesuar nga LSDM fitoi pesë, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi pesë dhe E Majta fitoi një mandat. Në Prilep, Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 17, Koalicioni i kryesuar nga LSDM fitoi gjashtë, E majta fitoi tre dhe ZNAM fitoi një mandat, në Resnjë, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi nëntë, Koalicioni i kryesuar nga LSDM fitoi tre, VLEN fitoi një, AKI fitoi një dhe PDTM fitoi një mandat. Në Çair, VLEN 14, AKI 11, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE një mandat dhe PDTM një mandat dhe në Çashkë AKI gjashtë, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE tre dhe Koalicioni i kryesuar nga LSDM dy mandate.

Këto janë komunat për të cilat janë parashtruar ankesa për procedurën për vërtetimin dhe grumbullimimin e rezulateve nga votimi ose për vetë procedurën për votim, nga gtë cilat për 16 KSHZ-ja ka shpallur rezultate përfundimtare, ndërsa më 2 nëntor në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të rivotohet në vendvotimet në Shuto Orizare.

KSHZ-ja njoftoi më herët javën e kaluar se nuk janë paraqitur anikesa në 64 komuna në lidhje me votimin e 19 tetorit për zgjedhjen e këshilltarëve komunalë, ndërsa në të gjitha këto komuna, votimi ka përfunduar dhe rezultatet janë përfundimtare. Këto janë: Haraçina, Qendra Zhupë, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht, Qyteti i Shkupit, Berova, Manastiri, Bogovina, Bërvenica, Vallandova, Vasileva, Vevçani, Gjevgjelia, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dibër, Debërc, Dellçevë, Demir Kapia, Demiri Hisar, Dojran, Zhelina, Zelenikova, Zërnovci, Ilindeni, Jegunovci, Kavadari, Karbinci, Konçe, Kisella Vodë, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Krushevë, Likovë, Llozovo, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novac, Novosellë, Petrovë, Ohër, Rankovcë, Rosoman, Radovish, Saraj, Sveti Nikollë, Sopishte, Nagoriçani i Vjetër, Strugës, Strumicë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çuçer Sandevë dhe Shtip.

Anëtarët e KSHZ-së kanë marrë vendim edhe për emërtimin e këshillave zgjedhorë, të cilët do ta zbatojnë rivotimin për anëtarës të Këshillit të vendvotimeve në Shuto Orizare, pasi që pas vendimeve të Këshillit dfrejtues të Komisionit dje unanimisht i shkarkoi këshillat zgjedhorë nga vendet e anuluara. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR