KSHZ: Filloi votimi për personat e sëmurë, të burgosurit dhe personat në institucione të kujdesit jashtëfamiljar
- Sot filloi votimi për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat që janë në vuajtje të dënimit me burg apo në paraburgim dhe personat që janë regjistruar për të votuar dhe janë vendosur në ambientet e kujdesit jashtëfamiljar, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
- Post By Fitore Curri
- 13:00, 18 tetor, 2025
Shkup, 18 tetor 2025 (MIA) – Sot filloi votimi për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat që janë në vuajtje të dënimit me burg apo në paraburgim dhe personat që janë regjistruar për të votuar dhe janë vendosur në ambientet e kujdesit jashtëfamiljar, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Gjithsej 8.848 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, siç thonë nga KSHZ, mund ta realizojnë të drejtën e votës në këto zgjedhje lokale.
Duke filluar nga ora 07:00 në 14 Institucione Ndëshkuese Përmirësuese të drejtën e votës mund ta ushtrojnë 2162 persona që vuajnë dënim me burg.
Nga KSHZ informojnë se 442 persona të vendosur në institucionet e kujdesit jashtëfamiljar të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë në 13 qendra për kujdes jashtëfamiljar.
Votimi sot filloi në orën 7 të mëngjesit, ndërsa do të përfundojë në orën 19. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s