• e diel, 22 dhjetor 2024

KSHPK vepron konform konstatimeve për drejtorin e ASK, nëse në afat të arsyeshëm nuk i heton konstatimet, Prokuroria do të formojë lëndë

KSHPK vepron konform konstatimeve për drejtorin e ASK, nëse në afat të arsyeshëm nuk i heton konstatimet, Prokuroria do të formojë lëndë

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit aktualisht (KSHPK) është duke vepruar rreth lëndës për drejtorin e sapoemëruar të Agjencisë për Siguri Kombëtare, nëse nuk i hetojnë akuzat në afat të arsyeshëm, Prokuroria me siguri do të formojë lëndë dhe do t'i kontrollojë, bëjnë të ditur nga PTHP Shkup për MIA-n.

KSHPK-ja javën e kaluar hapi një lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të ASK-së, pas një ankese anonime nga Antikorrupsioni në të cilën shkruhej se ai kinse nuk i plotëson kushtet për të qenë drejtor. Kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, deklaroi për MIA-n  se ka ardhur tek ata një informacion i këtillë dhe se për këtë është formuar lëndë, e cila po trajtohet.

Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të institucionit përgjegjës për siguri dhe kundërzbulim shkaktoi reagime të shumta në opinion.

Nga LSDM-ja sot i bënë thirrje Prokurorisë Publike që të hapë procedurë konform kompetencave të saj dhe të përcaktojë përgjegjësinë për shkeljen e ligjit.

"Hristovski nuk posedon certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, por ka përdorur dokument të falsifikuar, që është shkelje e ligjit dhe vepër penale që sjell përgjegjësi. I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të hapë procedurë në përputhje me kompetencat e saj. Kërkojmë një hetim transparent që do të konstatojë saktë dhe paanshëm se kush e mundësoi këtë dhe kush është përgjegjës për skandalin", thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Qeveria, në seancën e 16 tetorit, e ka shkarkuar drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe në vend të tij e ka emëruar Bojan Hristovskin. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR