• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHPK ka kërkuar të dhëna për gjendjen pronësore të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë dhe për udhëtimin e djalit të kryeministrit në SHBA

KSHPK ka kërkuar të dhëna për gjendjen pronësore të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë dhe për udhëtimin e djalit të kryeministrit në SHBA

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë dhe vijon procedura për përcaktimin e vërtetësisë dhe saktësisë së të dhënave të deklaruara në fletën anketuese për pronën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, informoi kryetarja e Komisionit Shtetëror, Tatjana Dimitrovska pas përfundimit të seancës së 8-të të Komisionit Shtetëror.

"Janë kërkuar të dhëna dhe pas sigurimit të tyre nga të gjitha institucionet në të cilat është parashtruar kërkesa, do ta analizojmë situatën dhe do të vendosim në seanë publike", tha Dimitrovska në pyetjen e gazetarit.

Anëtari i KSHPK-së, Zoran Bogoevski, nga ana tjetër, theksoi se Komisioni Shtetëror me iniciativë të vet ka hapur lëndë për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në SHBA.

"Po veprohet rreth saj. Më 16 korrik, është dorëzuar kërkesë në Sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm. Sipas fletëdorëzimit, kërkesa është pranuar më 23 korrik nga sekretari i përgjithshëm dhe presim dorëzimin e dokumentacionit pas marrjes së të cilit do ta shqyrtojmë çështjen dhe do të merret vendim sa më shpejt në seancën e KSHPK-së", tha Bogoevski. mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR