KSHPK do të publikojë listë të institucioneve dhe funksionarëve që kanë paguar gjobë dhe nuk kanë dorëzuar dokumente
- Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska informoi se funksionon softueri për dorëzim elektronik të listave anketuese dhe në këtë drejtim apeloi deri te të gjithë bartësit e funksioneve publike që t'i dorëzojnë pyetësorët në mënyrë elektronike.
- Post By Melahat Baftija
- 21:48, 16 janar, 2024
Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska informoi se funksionon softueri për dorëzim elektronik të listave anketuese dhe në këtë drejtim apeloi deri te të gjithë bartësit e funksioneve publike që t'i dorëzojnë pyetësorët në mënyrë elektronike.
Ivanovska sonte në Top Tema në Tellma e porosit përbërjen e re të KSHPK-së se është më e rëndësishme të vazhdohet me forcimin e kapaciteteve të institucionit, pastaj të përfundojnë projektet e filluara, të funksionojnë qendra e trajnimit dhe qendra analitike, por, theksoi është e nevojshme të bëhet dhe sistematizimi i ri sipas kompetencave.
Ajo ndër të tjera theksoi se me 80 për qind të institucioneve, KSHPK-së ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer, por kanë ekzistuar edhe institucione të këtilla, që nuk u kanë dorëzuar dokumente edhe përkundër kërkesave të tyre.
Ajo po ashtu informoi edhe se KSHPK-ja është duke punuar për pjesën e dytë të rastit “Transmet”, gjegjësisht siç sqaroi, se si janë asgjësuar pajisjet dhe çfarë ka ndodhur me to. "Në seancën e ardhshme do ta mbyllim edhe atë rast", tha Ivanovska.
Në seancën e fundit, siç bëri të ditur, ndër të tjera do të referohet për rastet “Lotaria” dhe “Behtel dhe Enka”.
"Rasti 'Behtel dhe Enka', siç e dini, është fokusuar drejt zgjedhjes së mbikëqyrjes. Për “Behtel dhe Enka”, kemi filluar të reagojmë që në fillim me miratimin e Ligjit në Kuvend, kemi reaguar, kemi dhënë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese e cila na ka refuzuar, kemi pasur gjithmonë qëndrimin tonë, ndërsa e fundit që ka ndodh ishte përzgjedhja e mbikëqyrjes, për këtë jemi koncentruar dhe këtë do ta zbulojmë", tha Ivanovska.
Sipas saj, lufta kundër korrupsionit nuk është marrë seriozisht. Korrupsioni është gur i rëndë, theksoi Ivanovska dhe dërgoi mesazh se shumë institucione duhet të veprojnë.
Për sa i përket ligjshmërisë së balancuesit dhe punësimit në administratë, ajo theksoi se nisma po përgatitet për dorëzim në Gjykatën Kushtetuese.
E pyetur se si do të kalojë nisma para Gjykatës Kushtetuese, ajo bëri krahasim se edhe për “Behtel dhe Enka” është dhënë një nismë për të cilën “ishim të bindur se Gjykata Kushtetuese duhet ta pranojë nismën dhe ta shfuqizojë ligjin e posaçëm që u miratua atëherë", por Gjykata Kushtetuese veproi të kundërtën”.
Në pyetjen e gazetarëve për zhvillimet aktuale në M-NAV, përfshirë edhe çështjet e punësimit, Ivanovska tha se nuk do t'i vënte në dyshim lidhjet familjare, por sistemin e meritokracisë - të vlerësohet cilësia dhe kompetenca e një personi pa ndikim. Ivanovska informon se KSHPK-ja nuk mund të hapë lëndë për M-NAV sepse janë në përfundim të mandatit, por tani vetëm po i mbyllin lëndët e hapura. mb/
Foto: printskrin