• e diel, 22 dhjetor 2024

KS i KB-së e dënoi legalizimin e lagjeve hebraike në territoret e okupuara palestineze

KS i KB-së e dënoi legalizimin e lagjeve hebraike në territoret e okupuara palestineze

Nju-Jork, 20 shkurt 2023 (MIA) -  Këshilli i Sigurimit i KB-së sot e dënoi legalizimin e nëntë lagjeve hebraike në Bregun e okupuar perëndimor, duke vlerësuar se lagjet janë pengesë për paqen.

Dënimi u mbështet nga të jgitha 15 anëtaret e Këshillit të Sigurimit të KB-së, sepse, kumtuan nga atje, zgjerimi i vazhdueshëm i lagjeve hebraike e rrezikon qëndrueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Këshilli i Sigurimit i KB-së "i kundërshton fuqishëm të gjitha hapat e njëanshëm të cilët e shkelin paqen, përfshirë, mes tjerash, ndërtimin dhe zgjerimin e lagjeve hebraike, konfiskimin e tokës palestineze dhe legalizimin e lagjeve, rrënimin e shtëpive palestinezëve dhe zhvendosjen e civilëve palestinezë", shtohet në kumtesë.

Përveç kësak KS i KB-së "shpreh shqetësim të thellë" për shkak të paralajmërimit të Izraelit se do të legalizojë nëntë lagje të reja dhe do të ndërtojë banesa të reja në lagjet ekzistuese.

Pas asaj kumtese nga kabineti izraelit i sigurisë më 12 shkurt, Emiratet e Bashkuara Arabe ndanë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit projekt-rezolutl me të cilën dënohen të gjitha tentimet për anektim, përfshirë edhe vedimet dhe masat izraelite lidhur me lagjet, dhe bën thirrje për tërheqjen tyre urgjente.

Projekti, gjithashtu, kërkoi Izraeli "menjëherë dhe tërësisht t'i ndalojë aktivitetet për banimin e territoreve të okupuara, përfshirë edhe jerusalemin Lindor". SHBA-ja, e cila ka të drejtë veroje në KS të KB-së, nuk u dakordua me rezolutën.

Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi projekt dokumentin, duke vlerësëuar se ai nuk do të kontribuojë për mbështetjen e domosdoshme për negociatat për zgjidhje të konfliktit.

Uashingtoni, megjithatë, në të njejtën kohë e dënoi paralajmërimin e Izraelit për legalizim të nëntë lagjeve.

Projekt-rezoluta u tërhoq pas bisedimeve mes palestinezëve dhe amerikanëve, deklaroi një burim diplomatik, i cituar nga mediumet franceze.

I pyetur nëse është i zhgënjyer nga degradimi i rezolutës së mundshme ambasadori aplestinez në KB, Rijad Mansur theksoi se është me rëndësi Këshilli të ketë qëndrim unanim. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR