• e hënë, 23 dhjetor 2024

KS i KB-së do të votojë për rezolutën amerikane për dënim të sulmeve të huthëve në Detin e Kuq

KS i KB-së do të votojë për rezolutën amerikane për dënim të sulmeve të huthëve në Detin e Kuq

Nju-Jork, 10 janar 2024 (MIA) - Këshilli për siguri i KB-së caktoi votim për sot të rezolutës së propozuar nga SHBA-ja, me të cilën do të dënohen sulmet e kryengritësve jemenë - huthëve ndaj anijeve tregtare dhe komerciale në zonën e Detit të Kuq.

Në projekt-rezolutën thuhet se të paktën 20 sulme të huthëve e kanë prishur tregtinë globale "dhe i shkelin të drejtat dhe liritë e lundrimit, si dhe paqen dhe sigurinë rajonale".

Siç njofton Tajms of Izrael, rezoluta do të kërkojë lirimin urgjent të anijes së parë që e kanë sulmuar huthët, anijen transportuese japoneze, të lidhur me kompani izraelite, e cila u rrëmbye më 19 nëntor së bashku me ekuipazhin e saj.

Pa u përmendur Irani, furnizues kryesor i armës për huthët, projekti, për të cilin duhet të votohet, do t'i dënojë të gjitha marrëveshjet për armë me kryengritësit, të cilat i shkelin sanksionet e Këshilit të sigurimit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR