• e premte, 20 dhjetor 2024

KS i KB-ë do të votojë për armëpushim në Gazë edhe krahas kundërshtimit të SHBA-së

KS i KB-ë  do të votojë për armëpushim në Gazë edhe krahas kundërshtimit të SHBA-së

 Nju-Jork, 19 shkurt 2024 (MIA) - Edhe krahas kundërshtimit të qeverisë amerikane, Këshilli i Sigurimit i KB-së ende planifikon që nesër të mbajë votim për armëpushim në Gazë, njoftoi DPA.

 Projekt-rezoluta e paraqitur nga Algjeria dhe të tjerët do të vendoset në votim në orën 10:30 sipas kohës lokale në selinë e KB-së në Nju-Jork.

 Duke pasur parasysh shqetësimin për një ofensivë të madhe të mundshme izraelite në qytetin Rafah në  jug të Gazës, Rafah, votimi e rrit presionin ndaj SHBA-së, aleatit kryesor të Izraelit.

 Ambasadorja amerikane Linda Tomas-Grinfild tha se SHBA-ja sërish  do ta përdorë  të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit nëse mbahet një votim.

 SHBA-ja bëri të ditur se dëshiron të bllokojë votimin në mënyrë që të mos i rrezikojnë negociatat e rëndësishme midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor.

 

QËNDRONI TË LIDHUR