• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryqi i Kuq përkohësisht i ndërpreu operacionet në Gaza

Kryqi i Kuq përkohësisht i ndërpreu operacionet në Gaza

Jerusalem, 1 tetor 2025 (MIA) - Kryqi i Kuq sot kumtoi se është detyruar përkohësisht t'i ndërpresë aktivitetet e tij në Gaza për shkak të intensifikimit të operacioneve ushtarake izraelite.

Organizata paralajmëroi se dhjetëra mijëra njerëz të cilët kanë mbetur në qytet po përballen me "kushte të tmerrshme humanitare".

"Intensifikimi i operacioneve ushtarake në Gaza detyroi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) përkohësisht t'i ndërpresë aktivitetet në zyrën e tij në Gaza dhe ta zhvendosë personelin e tij në zyrat në jug të Rripit të Gazës, me qëllim që të sigurohet siguria e ekipeve dhe vazhdimësia e operacioneve", citohet në kumtesë.

Ministri izraelit i mbrojtjes Izrael Kac paraprakisht sot lëshoi paralajmërimin e fundit për banorët e Gazës të ikin në jug, ose do të "konsiderohen si terroristë". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR