• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetarja e Universitetit të Harvardit, Kolin Gej, tërhiqet nga funksioni

Kryetarja e Universitetit të Harvardit, Kolin Gej, tërhiqet nga funksioni

 Uashington, 3 janar 2024 (MIA)  -  Kryetarja e Universitetit të Harvardit, Klodin Gej, sot bëri të ditur se tërhiqet nga funksioni.

"Me zemër të thyer, por me dashuri të thellë ndaj Harvardint, ju shkruaj se do të tërhiqem  nga funksioni kryetare", ka shkruar Gej në një letër drejtuar komunitetit të Harvardit, raportoi Si-En-En-i. 

"Pas konsultimit me anëtarët e korporatës, u bë e qartë se është në interesin më të mirë të Harvardit që të jap dorëheqje që të mundet komuniteti ynë të përballet  me këto kohëra sfiduese me fokus të institucionit, e jo të individit. 

 Geji nuk tha se kur planifikon edhe zyrtarisht të tërhiqet, por shtoi se ishte "tepër vështirë" të merret një vendim i tillë.

"E kisha të vështirë të përballem me dyshimet në lidhje me përkushtimin tim për t'i rezistuar urrejtjes dhe për ta ruajtur rigorozitetin shkencor  - dy vlera thelbësore që janë themeli i asaj që jam  -  dhe është e tmerrshme të jem e nënshtruar ndaj sulmeve  dhe kërcënimeve personale të nxitura nga urrejtja racore", ka shkruar Geji. 

 Ajo dha dorëheqje pas vetëm gjashtë muajve nga mandati i kryetarit. Geji është kryetarja e parë femër me ngjyrë e Harvardit në historinë e tij gati 400-vjeçare dhe gruaja e dytë që mban këtë pozicion.

Ajo u gjet nën kritika pas një seance dëgjimore në Kongres muajin e kaluar, si dhe skandalit aktual me plagjiaturë. 

Geji u akuzua se ka shmangur përgjigjësi të drejtpërdrejta ndaj çështjeve në Kongres dhe se nuk bëri mjaftueshëm që të luftojë  kundër maltretimit dhe ngacmimit të studentëve hebrenj 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR