• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë bën thirrje që të vijojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë bën thirrje që të vijojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Tiranë, 26 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla në reagimin e saj për ngjarjet e sotme në veri të Kosovës bëri thirrje që të vijojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Vlerëson se tensionimi i situatës në veri të Kosovës nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. 

“Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe BE-së, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog. Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjellë, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon”,shkroi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Mediat e Shqipërisë po i kushtojnë vëmendje të madhe dhe në vazhdimësi informojnë për situatën aktuale në veri të Kosovës.

"Policia e Kosovës gjatë ditës përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre. Ka pasur përplasje me qytetarët e grumbulluar ku janë lënduar disa policë", theksojnë mediat në Shqipëri.

Gjitashtu informojnë edhe për dënimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe SHBA-së për përdorimin e forcës nga ana e policisë.

Më parë reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe bëri thirrje që të ndërpritet dhuna. Kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes një publikimi në Tuiter reagoi në lidhje me situatën në Kosovë dhe bëri thirrje për ndërprerje të dhunës, duke thënë se kjo nuk është e nevojshme në kohë kur bota demokratike e vendosi në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. fc/

Fotografia: Sajti i Parlamentit të Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR