• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari i ri i Himarës, Beleri mbetet në paraburgim

Kryetari i ri i Himarës, Beleri mbetet në paraburgim

Tiranë, 22 maj 2023 (MIA) - Gjykata e shkallës së parë shqiptare për korrupsionin dhe krim të organizuar ka konfirmuar sot masën e paraburgimit për kryetarin e sapozgjedhur të qytetit të Himarës, Fredi Belleri.

Ai do të vuajë paraburgimin në burgun e sigurisë së lartë “313” në Tiranë.

E njëjta masë është konfirmuar edhe për bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kakaveshi, të dy të arrestuar dy ditë para zgjedhjeve vendore të mbajtura më 14 të këtij muaji me dyshimin për blerje votash.

Avokatët kanë bërë ankim në Gjykatën e Apelit.

"Fredi Beleri thjesht kërkon drejtësi nga gjykata, duke mos pranuar dyshimin që është ngritur kundër tij. Nesër, sipas vendimit të marrë sot, do të ushtrojmë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit. Ne pretendojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe ndaj të dyve nuk duhet të vendosen masa sigurie, tha avokati.

Mediat transmetojë se, sipas aktakuzës, Fredi Beleri është kapur në një moment kur po blinte tetë vota për 40 mijë lekë (400 euro).

"Arrestimi i tij hasi në reagime edhe nga pala greke, e cila shpeshherë kërkonte lirimin e tij. Por pavarësisht “kërcënimeve” nga Greqia me rrugën drejt integrimit evropian të Shqipërisë, ai mbetet në paraburgim. Kryeministri Edi Rama duke komentuar reagimet e mprehta të Athinës zyrtare tha se drejtësia shqiptare nuk mund të sfidohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë", thekson Ora njuz.

Sipas mediave, menjëherë pas shpalljes së vendimit, një grup qytetarësh janë mbledhur para ambasadës shqiptare në Athinë për të protestuar. ls/

Foto e Belerit nga FB-ja

QËNDRONI TË LIDHUR