• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari i Komunës së Strumicës do të marrë pjesë në konferencën e parë rajonale kushtuar qyteteve inteligjente nga Ballkani Perëndimor

Kryetari i Komunës së Strumicës do të marrë pjesë në konferencën e parë rajonale kushtuar qyteteve inteligjente nga Ballkani Perëndimor
Strumicë, 19 shtator 2022 (MIA) - Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, do të marrë pjesë në konferencën e parë rajonale kushtuar qyteteve inteligjente nga Ballkani Perëndimor, e cila do të mbahet në Tiranë me iniciativën e Administratës Amerikane,  të mbështetur nga "AmCham" Shqipëri dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri, nga nesër deri në datën  22 të këtij muaji. Në kuadër të ngjarjes dyditore, të organizuar në formën e panel diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave, do të përfshihen tema nga fusha e energjetikës, ekologjisë, zgjidhjeve të gjelbra dhe zhvillimit urban, disponueshmërisë dhe metodat e financimit, investimeve teknologjike, dixhitalizimit, sigurisë kibernetike, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes qyteteve inteligjente. Fokusi do të jetë në qytetet inteligjente dhe roli i tyre në të ardhmen, si dhe transformimi i qyteteve inteligjente përmes zgjidhjeve të gjelbra. Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara do të marrin pjesë një numër i madh strukturash drejtuese, vendimmarrëse dhe përfaqësues të kompanive të njohura botërore. Më 21 shtator, kryetari i Komunës së Strumicës do të marrë pjesë me fjalim dhe prezantim me temën "Praktikat e mira: Koha për zhvillim urban përmes investimeve të gjelbra". "E pranova me kënaqësi ftesën për të qenë një nga pjesëmarrësit në këtë ngjarje të rëndësishëm. Rritja e ndërgjegjësimit për shfrytëzimin e energjisë, si një nismë e administratës amerikane, është thelbësore dhe e rëndësishme në planin afatgjatë. Strumica është një nga komunat që vazhdimisht punon në programe dhe modele të ndryshme që trajtojnë praktika të tilla, për të cilat konkretisht do të diskutojmë në Tiranë", tha Kostadinov. Kjo konferencë është e para e këtij lloji me fokus në qytetet inteligjente në Ballkanin Perëndimor, e cila bashkon liderët komunalë dhe kompanitë lidere globale të teknologjisë në një vend. Rreth 24 përfaqësues të kompanive kryesore të teknologjisë dhe 20 kryetarë të komunave nga Ballkani Perëndimor do të marrin pjesë në ngjarje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR