• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Pllasnicës për vizitë në Dibër dhe Qendër Zhupë

Kryetari i komunës së Pllasnicës për vizitë në Dibër dhe Qendër Zhupë

Dibër, 4 qershor 2025 (MIA) - Për vizitë në Dibër dhe  Qendër Zhupë sot ka qenë kryetari i komunës së Pllasnicës, Alija Jahoski.

"Gjatë takimit tonë, patëm një bisedë të hapur dhe miqësore, duke ndarë përvojat tona si kryetarë të komunave, sfidat e menaxhimit, perspektivat për zhvillimin lokal dhe projektet që i shtojnë vlerë bashkësive tona", publikoi Hekuran Duka, kryetar i komunës së Dibrës.

Ky komunikim, vlerëson ai, është mundësi e mirë për të përforcuar bashkëpunimin dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për përparimin e komunave tona.

Për vizitën publikoi dhe Jahoski i cili deklaruaroi se ai me Dukën shkëmbyen ide dhe përvoja në lidhje me përmirësimin e kapaciteteve komunale dhe zhvillimin lokal.
Në takimin me kryetarin e Komunës Qendër Zhupës, Arijan Ibraimi, diskutimi u përqendrua rreth mundësive për përforcimin e bashkëpunimit midis komunave, si dhe për projektet që lidhen me turizmin, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

"Këto takime paraqesin hap të rëndësishëm drejt veprimit të përbashkët dhe krijimit të kushteve më të mira për qytetarët, përmes bashkëpunimit, shkëmbimit të praktikave të mira dhe vizionit të përbashkët për përparim", vlerëson Jahoski.

Ai gjatë qëndrimit të tij në Zhupë vizitoi edhe muzeun Mustafa Kemal Ataturk në fshatin Koxhaxhik, vendlindjen e babait të tij. rq/

Foto: Komuna e Dibrës FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR