• e martë, 26 nëntor 2024

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, ka ftuar Zelenskin në samitin e liderëve të BE-së

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, ka ftuar Zelenskin në samitin e liderëve të BE-së

Bruksel, 16 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, sot ka ftuar presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski, në samitin e liderëve të vendeve anëtare të BE-së.

"Kam ftuar presidentin Vollodimir Zelenski në samitin e Këshillit Evropian të enjten, 17 tetor, për të shqyrtuar ngjarjet e fundit në luftën ruse kundër Ukrainës dhe ai të prezantojë planin e tij për fitore", shkroi Mishell në platformën X.

Prej 17 deri 18 tetor në Bruksel do të mbahet takimi i Këshillit Evropian, në të cilin liderët e BE-së do të bisedojnë për zhvillimin e situatës në Ukrainë dhe për çështje tjera të rëndësishme nga politika e jashtme dhe e brendshme e Bashkimit Evropian.

Zelenski më herët deklaroi se "Plani për fitore" do të prezantohet publikisht këtë javë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR