Kryetari i Harkovit: Sulmi më i vështirë rus ndaj qytetit që nga fillimi i luftës
- – Të paktën tre persona u vranë në një sulm rus ndaj qytetit të dytë ukrainas për nga madhësia Harkov, dhe sipas kryetarit Ihor Terehov, ai ishte sulmi më i vështirë që nga fillimi i luftës, me afro 60 shpërthime të cilat jehuan në qytet për një orë e gjysmë.
- Post By Fitore Curri
- 09:47, 7 qershor, 2025
Harkov, 7 qershor 2025 (MIA) – Të paktën tre persona u vranë në një sulm rus ndaj qytetit të dytë ukrainas për nga madhësia Harkov, dhe sipas kryetarit Ihor Terehov, ai ishte sulmi më i vështirë që nga fillimi i luftës, me afro 60 shpërthime të cilat jehuan në qytet për një orë e gjysmë.
Ai shtoi se është regjistruar edhe dëm në 18 ndërtesa banesore dhe 13 shtëpi private. Terehov tha se 17 persona janë plagosur në sulm.
Një sulm brutal rus është duke u zhvilluar ndaj Harkovit. Gjatë katër orëve të fundit, qyteti i Harkovit ka qenë nën sulmin më të rëndë që nga fillimi i luftës. Rusët kanë qëlluar me bomba të drejtuara, raketa dhe dronë në zonat e banuara në të gjithë qytetin. Të paktën 60 shpërthime janë regjistruar, ndërsa njerëz janë bllokuar nën rrënoja në disa vende, raportuan mediat ukrainase. fc/