• e shtunë, 05 tetor 2024

Kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA-s vlerëson se politika e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut është e ngrirë

Kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA-s vlerëson se politika e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut është e ngrirë

 Athinë, 15 shtator 2024 (MIA) - Qëndrimet se "Prespa ishte një arritje e madhe e politikës së jashtme greke", por edhe se aktivitetet në kohën e qeverisë SYRIZA tani janë të ngrira, ndërsa "u ngrinë në dobi të dogmës së palëvizshmërisë",  i shprehi kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA-s, Nikos Papas, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Marrëveshjen e Prespës në konferencën për media në kuadër të Panairit Ndërkombëtar në Selanik, njoftoi korrespondentja  e MIA-s nga Athina.

Papasi theksoi se Marrëveshja erdhi edhe për shkak të ndryshimit politik në Greqi në vitin 2015, por edhe si "rezultat i vizionit" të qeverisë së atëhershme greke që "vendi të jetë protagonist në rajon". 

 "Me qeverinë tonë,  jo vetëm që zgjidhëm një çështje të madhe që hipokrizia e djathtë kurrë nuk e lejoi të zgjidhet, por vendin e bëmë protagonist në Ballkan dhe në rajonin më të gjerë. U forcuan aleancat trepalëshe. Vizitat e Aleksis Ciprasit në Ballkan dhe iniciativat e tij ishin të panumërta. Nuk kam marrë pjesë në një forum tregtar më të madh se ai që u mbajt në Maqedoninë e Veriut. Qindra biznese greke dhe biznese nga Maqedonia e Veriut u takuan dhe i treguan mundësitë, ndërsa fatkeqësisht kjo politikë ngriu dhe ngriu në dobi të dogmës së palëvizshmërisë. Por,  e dini, kur jeni të palëvizshëm, nuk ndalet edhe bota rreth jush të lëvizë dhe veçanërisht nëse keni një fqinj të zhurmshëm në lindje, një forcë agresive dhe revizioniste për sa i përket ligjit ndërkombëtar, kjo është një barrë për interesat kombëtare", tha kryetar i grupit parlamentar të SYRIZA-s.

 Përveç kësaj, theksoi se "është e nevojshme që Greqia t'i kthehet një politike të jashtme energjike shumëdimensionale", sepse është një vend i fortë dhe "nuk mund të sillet sikur është i frikësuar, sepse ka një Qeveri e cila me frena ideologjike, mosfleksibiliteti dhe anëtarë të cilët shantazhojnë, nuk e zbaton atë që është e vetëkuptueshme".

Në Panairin Ndërkombëtar, tradicionalisht çdo vit, në fundjavën e parë mbahen fjalimi dhe konferenca për shtyp të kryeministrit të Greqisë, ndërsa fundjavën e fundit, pak para mbylljes, konferenca për shtyp të liderit të opozitës kryesore. megjithatë, për shkak të zhvillimeve në SYRIZA dhe mosbesimit i votuar për Stefanos Kaselakis, partinë opozitare në Selanik e përfaqëson kryetari i grupit parlamentar. 

 Foto: SYRIZA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR