Kryetari i Gjykatës në BeH dhe ish shefi i shërbimeve të inteligjencës kanë përgjuar në mënyrë joligjore gjykatësit
- Prokurori kryesor në Prokurorinë e BeH-së, Millanko Kajganiq, sot konfirmoi se po zhvillohet hetim për përgjim joligjor, për të cilin dyshohet shefi i mëparshëm i Agjencisë për intelegjencë dhe siguri të BeH-së dhe kryetarit aktual të Gjykatës shtetërore.
- Post By Fami Bajrami
- 15:51, 19 dhjetor, 2023

Sarajevë, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Prokurori kryesor në Prokurorinë e BeH-së, Millanko Kajganiq, sot konfirmoi se po zhvillohet hetim për përgjim joligjor, për të cilin dyshohet shefi i mëparshëm i Agjencisë për intelegjencë dhe siguri të BeH-së dhe kryetarit aktual të Gjykatës shtetërore.
Kryetari i Gjykatës së BeH-së, Ranko Debevec dhe ish drejtori i Agjencisë për intelegjencë dhe siguri të BeH-së, Osman Mehmedagiq janë arrestuar dje në aksionet e dyfishta të pjesëtarëve të Agjencisë shtetërore për hetim dhe mbrojtje (SIPA).
Ata janë arrestuar për shkak të dyshimit për shpërdorim të pozitës dhe autorizimeve, pas çka e kaluan natën me marrje në pyetje nga policia në selinë e SIPA-s në Sarajevën Lindore. ss/bsh/
Foto: Arkiv