Kryetari i FFM-së emërohet për anëtar të Komitetit olimpik të FIFA-s
- Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, është emëruar anëtar i Komitetit Olimpik të Futbollit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
- Post By Ramize Qamili
- 15:26, 28 tetor, 2025
Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, është emëruar anëtar i Komitetit Olimpik të Futbollit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
Komiteti, i cili vepron nën patronazhin e Këshillit të FIFA-s, ka për detyrë ta avancojë dhe koordinojë zhvillimin e futbollit në kuadër të Lojërave Olimpike dhe të bashkëpunojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në të gjitha çështjet që lidhen me futbollin olimpik.
Paralelisht me këtë, sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Leonid Jandreoski, është emëruar për anëtar në Komisionin e mediave dhe komunikime të FIFA-s, i cili ka për qëllim të zhvillojë dhe përparojë drejtimet strategjike të federatës botërore të futbollit në fushat e mediave, komunikimit digjital dhe marrëdhënieve me publikun.
Emërimi i kryetarit të FFM-së, Omeragiq, dhe operativit të parë në "Shtëpinë e futbollit", Jandreoski, paraqet mirënjohje për futbollin e Maqedonisë dhe për FFM-në, duke konfirmuar reputacionin e vendit në kuadër të FIFA-s, kumtoi pasdite FFM-ja. rq/
Foto: FFM