• e diel, 22 dhjetor 2024

Kryetari i Dumës ruse ka akuzuar Kievin se ka rrëzuar aeroplanin trasportues me ushtarë të robëruar ukrainas

Kryetari i Dumës ruse ka akuzuar Kievin se ka rrëzuar aeroplanin trasportues me ushtarë të robëruar ukrainas

Moskë, 24 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Dhomës së Poshtme të Parlamentit rus, Vjeçeslav Volodin, sot ka akuzuar Kievin për rrëzimin e aeroplanit, ku kanë qenë 65 ushtarë të robëruar ukarinas.

"Ata kanë shtënë ndaj ushtarëve të tyre në ajër. Në ushtarë të tyre!", u tha Volodin deputetëve në një seancë plenare.

"Pilotët tanë, të cilët kanë kryer mision humanitar, u rrëzuan nga raketat amerikane dhe gjermane", shtoi ai.

Aeroplani trasportues ushtarak, i cili këtë mëngjes u rrëzua në Belgorod, u qëllua nga tre raketa, tha një deputet në Parlamentin rus. Gjenerali i pensionuar Andrej Kartapolov tha se raketat ishin modele, që i janë dorëzuar Ukrainës nga Perëndimi, njoftoi Skaj Njuz.

Rusia sot kumtoi se aeroplani traspoortues ushtarak IL-76 me 65 ushtarë të robëruar ukrainas është rrëzuar në rajonin perëndimor Belgorod, në kufi me Ukrainën, lajmëroi Bi-Bi-Si.

"Në aeroplan ka pasur 65 ushtarë të robëruar të armatës ukrainase, të cilët duhej të transportoheshin për shkëmbim në rajonin Belgorod, gjashtë anëtarë të ekupiazhit dhe tre shoqërues", njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Deri tani nuk ka reagim nga Ukraina. rq/bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR