Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rusopulos të hënën do të mbajë fjalim para deputetëve
- Seanca e parë plenare pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të dielën, Kuvendi do ta mbajë të hënën, ndërsa para deputetëve do të mbajë fjalim kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodor Rusopulos.
- Post By Ramize Qamili
- 14:20, 29 tetor, 2025
Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) - Seanca e parë plenare pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të dielën, Kuvendi do ta mbajë të hënën, ndërsa para deputetëve do të mbajë fjalim kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodor Rusopulos.
Në seancë pritet të konstatohet se tre anëtarë të kësaj përbërje parlamentare në rrethin a parë të zgjedhjeve lokale u zgjodhën për kryetarë komunash: Elizabeta Stamenkovska - Trajkovska në Kisella Vodë, Jane Micevski në Sopishtë dhe Dejan Prodanovski nga Prilepi. Në vendet e Stamenkovska-Trajkovskës dhe Micevskës, deputetët duhet të jenë të radhës në listën në Njësinë zgjedhore 1, ndërsa në vendin e Prodanovskit nga Njësia zgjedhore 4.
Gjatë ditëve në vijim në procedurë parlamentare pritet të hyjë dhe Buxheti i vitit 2026.
Në Kuvend sot dhe nesër, por dhe në ditët e kaluara u mbajt aktivitet edukativ "KAM QËNDRIM" për nxënësit e shkollave të mesme organizuar nga Instituti parlamentar.
Aktivitetet në Kuvend u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve lokale 2025. rq/
Foto: arkivi i MIA-s