• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryesia e LSM-së do të vendosë për hapat e mëtejshëm që do t’i ndërmarrë për pagën minimale

Kryesia e LSM-së do të vendosë për hapat e mëtejshëm që do t’i ndërmarrë për pagën minimale

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë sot duhet të prononcohet për hapat e radhës që do t'i ndërmerr në lidhje me pagën minimale pasi të martën Qeveria e miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1.800 denarë në neto në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligj. Pritet që seancë ta mbajë Kryesia e sindikatës në të cilën do të bisedohet për hapat e mëtejshme. 

Sipas LSM-së, vendimi i Qeverisë nuk është ligjor sepse sipas nenit 4 paragrafi 5 të Ligjit për pagën minimale, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, pas një mendimi paraprak nga Këshilli Ekonomiko- social, shpall masën e pagës minimale në masën bruto. Siç theksojnë nga sindikata, kjo nuk është respektuar, gjegjësisht  nuk është mbajtur seancë e LSM-së.

Këshilli Ekonomiko-social pritej të mbajë seancë gjatë këtij muaj, por paraprakisht duhet të mblidhet Komisioni për përfaqësim për të përcaktuar përfaqësimin e LSM-së i cili skadon vitin e kaluar. Deri tani një seancë e tillë e Komisionit për përfaqësim nuk është mbajtur dhe pritet të ndodhë sot. Në Komision marrin pjesë përfaqësues nga tre partnerët social.

Во Владата денеска ќе се одржи втора седница на Економско социјалниот совет (ЕСС), на која се очекува да се разговара за зголемување на минималната плата. 

Nga Sindikata theksojnë se kjo është hera e parë që nga viti 2012 që një vendim për pagën minimale merret pa u konsultuar me të gjithë partnerët socialë në këshillin trepalësh.

"Për herë të parë Qeveria vetë mori një vendim të tillë që kur paga minimale u vendos në vitin 2012 dhe u vendos pa punëtorët. Kemi pasur një slogan para disa vitesh më 1 maj që nuk duhet të merren vendime pa punëtorët, ndërsa Qeveria, për fat të keq, në seancë ka miratuar pagën minimale prej 1.800 denarë pa e konsultuar në Këshillin Ekonomiko-social, pa vendosur punëtorët, punëdhënësit dhe Qeveria. Absolutisht jemi të pakënaqur me këtë vendim të Qeverisë. Ju i dini kërkesat tona dhe ne nuk u shmangemi atyre", deklaroi ditë më parë kryetari i Sindikatës, Tërpe Deanoski të mërkurën. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR