• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryengritje në burgun në Ekuador, 14 të vrarë dhe 14 të lënduar

Kryengritje në burgun në Ekuador, 14 të vrarë dhe 14 të lënduar

Kito, 22 shtator 2025 (MIA) - Kryengritja në burgun në pjesën jugore të Ekuadorit, e shkaktuar nga përleshjet mes bandave rivale, përfundoi me 14 viktima dhe edhe 14 të lënduar, kumtoi shefi i policisë.

Policia informoi se të burgosur kanë vrarë një rojtar dhe kanë rrëmbyer nëpunës policorë. Një pjesë e të burgosurve kanë arritur të ikin, por deri tani 13 prej tyre janë kapur, deklaroi shefi i policisë Uiliam Kale për rrjetin televiziv "Ekuavisa".

Burgjet ekuadoriane në vitet e kaluara shpesh janë skenë e përleshjeve të përgjakshme mes bandave të lidhura me tregtinë me drogë, me qindra të burgosur të vrarë në dekadën e fundit. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR