Kryengritësit jemenas liruan pesë punonjës të OKB-së
- Kombet e Bashkuara sot kumtuan se pesë nga të punësuarit e tyre në kryeqytetin e Jemenit, Sana, të cilët më parë ishin kapur nga rebelët Huthë, janë liruar, ndërsa të ndaluarve të tjerë po u lejohet të lëvizin nëpër ndërtesën e OKB-së.
Gjenevë, 20 tetor 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot kumtuan se pesë nga të punësuarit e tyre në kryeqytetin e Jemenit, Sana, të cilët më parë ishin kapur nga rebelët Huthë, janë liruar, ndërsa të ndaluarve të tjerë po u lejohet të lëvizin nëpër ndërtesën e OKB-së.
"Lëvizja brenda ndërtesës në Sana është mundësuar për 15 anëtarë të stafit ndërkombëtar të OKB-së dhe ata janë në kontakt me subjektet përkatëse të OKB-së dhe familjet e tyre. Pesë anëtarë të stafit kombëtar që u kapën më 18 tetor në të njëjtën ndërtesë janë liruar", theksohet në kumtesën e OKB-së. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s