• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministrja suedeze e pranoi humbjen në zgjedhje dhe paralajmëroi dorëheqje

Kryeministrja suedeze e pranoi humbjen në zgjedhje dhe paralajmëroi dorëheqje
Stokholm, 14 shtator 2022 (MIA) - Kryeministrja socialdemokrate e Suedisë, Magdalena Anderson, e pranoi humbjen në zgjedhje, duke ia dorëzuar udhëheqjen e vendit bllokut të djathtë të përbërë prej katër partive. Ende nuk janë numëruar të gjitha votat, por Anderson, e cila vitin e kaluar u bë gruaja e parë kryeministre e Suedisë, tha se rezultatet kanë dëshmuar se blloku i djathtë ka fituar. "Për këtë, nesër do të kërkoj nga kryetari i Parlamentit që të largohem nga funksioni im", tha kryeministrja në konferencë për media. Të moderuarit, demokratët suedezë, kristiandemokratët dhe liberalët duhet të kenë 176 përfaqësues në parlamentin prej 349 anëtarësh pas zgjedhjeve. Blloku i majtë fitoi 173 vende, tregojnë rezultatet aktuale. Zgjedhjet përfaqësojnë kthesë në politikën suedeze sepse Demokratët suedezë, të injoruar nga të gjitha partitë e tjera pasi hynë në parlament në vitin 2010, duhet të bëhen pjesë e qeverisë për herë të parë. Ata janë në rrugë që të fitojnë 20,6 për qind të votave, duke i tejkaluar Të moderuarit të cilët kanë 19,1 për qind dhe bëhen partia më e madhe e djathtë. Edhe pse partia e Ulf Kristersonit është më e dobët për sa i përket rezultateve, liderit të Demokratëve suedezë Xhimi Akeson i mungon aftësia për të mbledhur mbështetjen e gjerë të nevojshme për të rrëzuar socialdemokratët. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR