• e shtunë, 14 qershor 2025

Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni ia uroi fitoren Edi Ramës

Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni ia uroi fitoren Edi Ramës

Tiranë, 13 maj 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni ia uroi fitoren kryeministrit shqiptar Edi Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në të cilat Partia e tij socialiste në këto zgjedhje arriti fitore bindëse.

"Dëshiroj t’i përcjell urimet e mia më të sinqerta Kryeministrit @ediramaal për rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy vendet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, fryt i një dialogu konstruktiv dhe i një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative", qëndron në urimin e Melonit, e cila është kryeministrja e parë që ia uroi fitoren Edi Ramës.

Porositë se "do të vazhdojë puna mes dy qeverive, italiane dhe shqiptare, për përforcim të mëtutjeshëm dhe thellim të bashkëpunimit".

"Do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjet mes dy qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugëtimit europian të Shqipërisë", thekson Meloni.

Fotо: Meloni- Instagram/

QËNDRONI TË LIDHUR