• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kryeministrja franceze Born i bëri thirrje sindikatave për bisedime

Kryeministrja franceze Born i bëri thirrje sindikatave për bisedime

Paris, 5 maj 2023 (MIA) - Kryeministrja franceze Elizabeth Born i ka thirrur sindikatat në takime dypalëshe më 16 dhe 17 maj, ndërsa Qeveria dëshiron të kalojë në çështje të tjera përveç reformës jashtëzakonisht të papëlqyeshme të pensioneve, njoftoi sot kabineti i saj.

Ligji i reformës së pensioneve që presidenti Emanuel Makron nënshkroi muajin e kaluar, pavarësisht protestave dhe grevave disajavëshe, e kristalizonte pakënaqësinë kundër  presidentit që shumë e shohin si të përmbajtur dhe indiferent ndaj problemeve të tyre të përditshme.

Qeveria e Makronit, e cila nuk ka shumicën në Parlament, e shtyu ligjin e pensioneve pa një votim përfundimtar, sepse i mungonte mbështetja ndërpartiake.

Sindikatat thanë se do të përdorin bisedimet e ardhshme për të riafirmuar kundërshtimin e tyre ndaj reformave të pensioneve dhe për të punuar mbi propozime të përbashkëta për të përmirësuar kushtet e punës. Ata paralajmëruan gjithashtu një ditë të re protestash kombëtare kundër reformave më 6 qershor. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR