• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministrja finlandeze është testuar për narkotikë, rezultatet javën e ardhshme

Kryeministrja finlandeze është testuar për narkotikë, rezultatet javën e ardhshme
Helsinki, 19 gusht 2022 (MIA) - Kryeministrja finlandeze Sana Marin deklaroi sot se është testuar për drogë, pasi paraprakisht gjatë kësaj jave përmes Internetit ishte publikuar një video në të cilën shihet se si zbavitet me miqtë e saj. "Sot bëra test për drogë dhe rezultatet do të jetë gati për një javë", tha ajo në konferencë për media duke theksuar se asnjëherë në jetë nuk ka përdorur narkotikë. Kryeministrja finlandeze tha se atë natë nuk ishin vënë në pikëpyetje aftësitë e saj që t'i kryejë detyrat e kryeministres, si dhe se do të ishte larguar nga ahengu nëse ishte dashur të punonte. Në rrjetet sociale gjatë kësaj jave filloi të përhapej një video-xhirim në të cilin shihet se si 36-vjeçareja Marin zbavitet me personalitete dhe artistë të njohur në Finlandë, që pastaj xhirimi të përhapej edhe jashtë vendit. Pas paraqitjes së videos, politikanët finlandezë, si nga partia e saj në pushtet ashtu edhe nga opozita, kërkuan nga Marin që të bëjë testim për narkotikë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR