• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministrja estoneze kërkon që të konfiskohet pasuria ruse para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Kryeministrja estoneze kërkon që të konfiskohet pasuria ruse para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Mynih, 19 shkurt 2024 (MIA) - Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, deklaroi se Perëndimi duhet t'i konfiskojë mjetet e ngrira të Rusisë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që është shenjë plotësuese e shqetësimit evropian për ndikimin që mund ta ketë fitorja e dytë e Donald Trampit ndaj politikës perëndimore drejt Rusisë dhe mbështetjes për Ukrainën.

"Zgjedhjet janë gjithnjë kohë të turbullta", deklaroi Kalas për Fajneshënëll Tajms në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. "Gjithnjë është më mirë të bëjmë gjithçka që mundemi para zgjedhjeve të rëndësishme", shtoi ajo.

Pikëpamja që Donald Tramp të bëhet kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA frikësoi shumë persona në Evropë, veçanërisht pasi ai tha se do t'i thotë Rusisë të bëjë "çfarë dreqin dëshiron" me vendet e NATO-s të cilat nuk kanë shpenzuar mjaftueshëm për mbrojtje, bën të ditur gazeta.

Uashingtoni deri më tani ka ushtruar presion ndaj aleatëve të tij për të gjetur mënyra për të konfiskuar 260 miliardë euro të mjeteve të bankës qendrore ruse që ishin ngrirë si përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës gati dy vjet më parë. Rreth 191 miliardë euro nga pasuria e Moskës mbahen në Euroclear, një depozitim letrash me vlerë me qendër në Bruksel.

Estonia një kohë të gjatë angazhohet për kofiskimin e pasurisë. Por, Parisi dhe Berlini janë të kujdesshëm për shkak të shqetësimit për ligjshmërinë, stabilitetin financiar dhe hakmarrje të mundshme..

Kalas theksoi se konfiskimi i mjeteve ruse do të jetë mjet shtesë i cili mundet, bashkë me ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe hapat për izolimin politik të Rusisë, të ndihmojë t'i jepet fund luftës. "Ky është presioni ekonomik të cilin mund ta kryejmë ndaj ekonomisë ruse që të përshpejtohet pika e kthesës në këtë luftë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR