Kryeministrja e re japoneze Sanae Takaiçi shpreson për një "epokë të artë" për aleancën e sigurisë me SHBA-në
- SHBA-ja dhe Japonia kanë për qëllim të forcojnë shtesë aleancën e tyre të sigurisë, pasi që kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaiçi, sot e paralajmëroi atë që shpreson se do të jetë "një epokë e re e artë" në marrëdhëniet dypalëshe, njoftoi DPA.
Tokio, 28 tetor 2025 (MIA) - SHBA-ja dhe Japonia kanë për qëllim të forcojnë shtesë aleancën e tyre të sigurisë, pasi që kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaiçi, sot e paralajmëroi atë që shpreson se do të jetë "një epokë e re e artë" në marrëdhëniet dypalëshe, njoftoi DPA.
Duke folur në fillim të samitit me presidentin amerikan Donald Tramp në Tokio, Takaiçi tha se të dy vendet kanë zhvilluar "aleancën më të madhe në botë" dhe se së bashku me SHBA-në, Japonia është e gatshme të kontribuojë për paqe dhe stabilitet global.
Trampi e lavdëroi Takaiçin, e cila është kryeministre vetëm një javë, për përforcimin urgjente të kapaciteteve ushtarake të Japonisë, transmeton agjencia gjermane.
"Kemi marrë porositë tuaja për sasi të mëdha pajisjesh të reja ushtarake", tha Tramp.
Takaiçi javën e kaluar publikoi plane për të rritur buxhetin e mbrojtjes së Japonisë në 2 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në mars, dy vjet përpara afatit të parashikuar. Ajo e përshkroi aleancën e sigurisë me SHBA-në si një "gurthemel" të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Japonisë, kujton DPA. ls/
Foto: EPA