Kryeministri ukrainas thotë se do ta dërgojë vendin në BE për dy vjet
- - Derisa po nxehet debati për zgjerimin e BE-së para samitit të Bashkësisë Politike Evropiane javën e ardhshme në Granada, kryeministri ukrainas Denis Shmigal e bën të ditur qartë se Ukraina nuk dëshiron të jetë anëtare e BE-së në rend të dytë.
- Post By Fitore Curri
- 17:56, 29 shtator, 2023
Bruksel, 29 shtator 2023 (MIA) - Derisa po nxehet debati për zgjerimin e BE-së para samitit të Bashkësisë Politike Evropiane javën e ardhshme në Granada, kryeministri ukrainas Denis Shmigal e bën të ditur qartë se Ukraina nuk dëshiron të jetë anëtare e BE-së në rend të dytë.
Shmigal e tha këtë derisa vendet e BE-së e shqyrtojnë propozimin francez - gjerman për qasje më graduale drejt zgjerimit të BE-së.
Në deklaratë për "Politiko" ai theksoi se qëllimi i Ukrainës është "të bëhet kandidate e plotfuqishme për anëtarësim të plotfuqishëm" në BE. Shmigal premtoi edhe se do ta dërgojë vendin e tij në Union gjatë dy viteve të ardhshme.
"Po bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë që Ukraina të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së. Kjo është me rëndësi kritike për të gjithë ukrainasit", tha Shmigal, njoftoi sot portali nga Brukseli.
Ai shtoi se Ukraina i ka përmbushur të gjitha shtatë kushtet e Komisionit Evropian nga qershori i vitit 2022 për kalim në fazën e ardhshme të procesit të anëtarësimit.
Shmigal tha se qeveria ukrainase miratoi këtë javë një rezolutë që përfshin njohjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Vëzhguesit e shohin atë si një ofertë të një "dege ulliri" për Budapestin, i cili ka pasur vërejtje për trajtimin e hungarezëve etnikë në Ukrainë.
Komisioni Evropian ka afat që deri në fund të tetorit t'i vlerësojë përpjekjet e Kievit.
Ai tha edhe se Ukraina është në pozicionin e vetëm.
"Duam të bëhemi anëtare e plotfuqishme sepse sot Ukraina është vendi i vetëm... i cili pagoi çmim të lartë për atë që dëshiron të bëhet anëtare e BE-së", tha Shmigal.
Ai, gjithashtu, theksoi se më shumë se 90 për qind e ukrainasve duan që vendi i tyre të bëhet anëtare e plotfuqishme e Unionit. fc/
Fotografia: Arkivi