• e enjte, 04 dhjetor 2025

Kryeministri suedez thotë se presioni ndaj Rusisë duhet të përforcohet

Kryeministri suedez thotë se presioni ndaj Rusisë duhet të përforcohet

Stokholm, 19 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri suedez Ulf Kristerson paralajmëroi një seri takimesh, fillimisht në formatin e të ashtuquajturit "Koalicioni i të përgatiturve", ndërsa pastaj edhe në nivel të Bashkimit Evropian, me qëllim të përforcimit të mbështetjes për Ukrainën.

Në një postim në rrjetin social "X", Kristerson përkujtoi se Suedia është dhuruesi i pestë më i madh i Ukrainës dhe theksoi se vendi i tij është i vetëdijshëm për pasojat e drejtpërdrejta që rrjedha e luftës i ka ndaj sigurisë së saj kombëtare.

Kryeministri ishte i qartë në mesazhin e tij për hapat e mëtejshëm.

"Presioni ndaj Rusisë duhet të përforcohet dhe këtë e theksoj në çdo bisedë", tha Kristerson. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR