• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri sllovak është kthyer në detyrë pas plagosjes, merr pjesë në një seancë të Qeverisë

Kryeministri sllovak është kthyer në detyrë pas plagosjes,  merr pjesë në një seancë të Qeverisë

 Bratislavë, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri sllovak, Robert Fico, sot merr pjesë në seancën e Qeverisë, për herë të parë që nga të shtënat e 15 majit në të cilat mbeti i plagosur, njoftuan sot mediat sllovake.

 Sipas rendit të ditës së seancës, Qeveria do të merret me përmbushjen e objektivave të planit për rikuperim (ekonomik) dhe tërheqje të mjeteve nga BE-ja.

 Kryeministri Fico u plagos rëndë më 15 maj pas seancës së qeverisë të mbajtur në fshatin Handlovë, kujton agjencia sllovake e lajmeve.

 Në fillim të kësaj jave, Fico mori pjesë në një përkujtim të mbërritjes së misionarëve bizantinë Kirili dhe Metodi në shekullin e nëntë dhe i shikoi korrësit derisa punonin në fusha.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR