• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri rumun Nikollae Çuka dha dorëheqje - Marselo Çollaku do të jetë kryeministër i ri si pjesë e marrëveshjes për rotacion me socialdemokratët

Kryeministri rumun Nikollae Çuka dha dorëheqje - Marselo Çollaku do të jetë kryeministër i ri si pjesë e marrëveshjes për rotacion me socialdemokratët

Bukuresht, 12 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri rumun, Nikollae Çuka (56) sot dha dorëheqje, ndërsa atë e bëri për t'ia lëshuar funksionin e kryeminsitrit partnerit të koalicionit si pjesë e marrëvehsjes për ndarje të pushtetit, qëllimi i të cilit është të ruhet stabiliteti në vendin e kapluar nga trazirat politike, kumtoi Bllumberg.

Çuka, gjeneral i pensionaur i armatës, dha dorëheqje pas pothuajse 19 muajve në krye të qeverisë për t'ia dorëzuar pushtetin liderit të socialdemorkatëve, marselo Çollaku.

Që të dy u dakorduan t'i këmbejnë vendet në vitin 2021, pasi që Rumania ndërroi shtatë kryeministra për më pak se 10 vite.

Zëvendësimi ishte shtyrë disa javë për shkak të grevës së mësimdhënësve, ndërsa pas disa tentimeve të pasuksesshme, Çuka arriti t'i bindë sindikatat të heqin dorë nga protestat, duke iu dhënë rroga më të larta dhe duke u premtuar se do t'i prëmirësojnë kushtet për punë.

"E filluam procedurën prë rotacion dhe planifikojmë deri në fund të kësaj jave të kemi qeveri të re për të vazhduar zgjidhjet e të gjitha çështjeve në shtet", shtoi Çuka.

pas konsultimeve me presidentin Klaus Johanis, i cili e nominon kryeministrin, Çollaku ka 10 ditë për ta prezantuar kabinetin dhe të marrë miratimin nga parlamenti.

Johanis paraprakisht deklaroi se nuk do ta kundërshtojë ndryshimin e pushtetit, nëse ka marrëveshje në koalicion. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR