• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri Rama i përgjigjet Farazhit: Tregoni faktet

Kryeministri Rama i përgjigjet Farazhit: Tregoni faktet

Tiranë, 29 qershor 2025 (MIA)- Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deputetit britanik Najxhel Farazh, duke hedhur poshtë shifrat e tij për emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Rama ka hedhur poshtë shifrat që ai paraqiti, që “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”, pasi të dhënat reale tregojnë krejt të kundërtën.

“Upsss… vetë z.Najxhel Farazh më sfidoi për faktet! Çfarë nderi — për një “burrë gjigand”, siç më përshkroi ai (duke pasur parasysh, natyrisht, që vij nga një “vend i vogël”) — të tërheq vëmendjen e mjeshtrit të padiskutueshëm të politikës me tituj në Britani”, shkruan Rama në Iks.

Ai tha — dhe po e citoj: ‘’Të them diçka, z. Rama: e di që një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Prandaj trego pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi.”

Epo, z. Farazh — më lejoni t’ju përgjigjem me diçka që s’është aq e zakonshme në stilin tuaj: shifra reale. Pretendimi juaj se “një në 50 shqiptarë në Britani është në burg” nuk është fakt. Është absurd. Një klasik i manualit post-Bregzit: Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë”, ka reaguar tutje Rama, transmeton Top çanell.

Dhe meqë të dy duket se e vlerësojmë “vullnetin e mirë” dhe nuk e durojmë “hipokrizinë”, kam një propozim të thjeshtë për ju: T’i sjellim të dyja palët faktet në tavolinë. Nëse pretendimi juaj “1 në 50” del i saktë — angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht. Jo për shou, por zotohem publikisht, ka shkruar mes tjerash Rama.

Farazh reagoi pasi Rama, në një intervistë për "Gardian" kritikoi politikën e Mbretërisë së Bashkuar për deportimin e njerëzve në vende të treta kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR