• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri polak thirri takim urgjent

Kryeministri polak thirri takim urgjent
Varshavë, 15 nëntor 2022 (MIA) - Kryeministri i Polonisë, Mateush Moravjecki urgjentisht e thirri Komitetin e Këshillit ministror për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes nacionale, deklaroi zëdhënësi qeveritar, Pjotr Muler. Ai nuk e zbuloi shkakun e thirrjes së takimit urgjent. Sipas mediumeve polake, takimi është thirrur pasi që ndaj fshatit Przhevodov në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës sot pasdite ndodhi një shpërthim, ndërsa sipas informatave fillestare jetën e humbën dy persona. Ju lutemi, mos publikoni informata të pakonfirmuara, për këtë do të bisedojmë pas takimit, theksoi Muler. Në takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Mariush Kaminski, ministrin e Punëve të Jashtme, Zbignjev Rau, ministrin e Drejtësisë, Zbignjev Ziobroi mori pjesë edhe presidenti Andzhej Duda. Disa mediume polake lajmëruan se shpërthimi ndodhi pas rënies së një predhe, Ky lajm nuk është konfirmuar zyrtarisht. Një përfaqësues i lartë anonim deklaroi se shpërthimi është shkaktuar nga raketat ruse. Nga Pentagoni lajmëruan se nuk mund të konfirmojnë se bëhet fjalë për raketa ruse. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR