Kryeministri Mickoski nesër do ta presë kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen
- Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski nesër në ora 15:45 do të presë dhe do të jetë nikoqir i vizitës së Ursula fon der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian, informojnë nga pres-shërbimi
- Post By Melahat Baftija
- 23:08, 14 tetor, 2025
Shkup, 14 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski nesër në ora 15:45 do të presë dhe do të jetë nikoqir i vizitës së Ursula fon der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.
Në ora 15:50 do të mbahet takim kokë më kokë në Qeveri. Pastaj në ora 16: 05 do të mbahet takim dypalësh. Nuk janë planifikuar deklarata për gazetarët.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nga vizita e ardhshme në Shkup e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe takimi me të, pret një riafirmim të qëndrimit se qëllimi strategjik i vendit mbetet anëtarësimi i plotë në BE, duke shpresuar që në këtë proces të ketë rezultate konkrete edhe nga ana e Unionit.
"Pres që të riafirmojmë qëndrimet se qëllimi ynë strategjim mbetet anëtarësimi i plotë në kuadër të BE-së. Duket se gjatë këtyre 25 viteve kemi filluar të humbasim fytyrën, duke ecur në këtë rrugë, si të ketë mbetur pak nga ai dinjitet dhe ajo fytyrë. Shpresoj që të ketë dorëzim edhe nga ana e BE-së, që të paktën ta ruajmë fytyrën para se të anëtarësohemi, sepse me fytyrë dhe dinjitet të humbur nuk do t'i shërbejmë askujt - as atyre. Kjo Qeveri nuk e ka ndërmend të humbasë nga dinjiteti dhe fytyra e saj", theksoi Mickoski.
Lidhur me njoftimin e Ursula fon der Lajenit për hapjen e qendrave për inteligjencë artificiale në Maqedoni dhe Serbi, duke sqaruar se bëhet fjalë për një projekt të cilin e udhëhoqi Qeveria, gjegjësisht Ministria për Transformim Digjital.
"Është projekt që e udhëhoqi qeveria, gjegjësisht Ministria për Transformim Digjital. Është diçka super për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi për herë të parë do të shfrytëzojmë resurset e tona vendore. Këtë e kemi bërë me fakultetet FETI dhe FSHIIK dhe kjo është diçka për të cilën jam vërtet i emocionuar dhe i lumtur", tha Mickoski dhe shtoi se bëhet fjalë për një bashkëfinancim me vlerë rreth pesë milion euro.
Ai sqaroi se kjo do të thotë se praktikisht ekspertët tanë, studentët tanë, profesionistët do të mund t’i shfrytëzojnë dhe thithin resurset që i ka vetë BE-ja
Kryetarja e KE-së Fon der Lajen dje nga Tirana e filloi turneun e saj treditor në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit nesër do të udhëtojë për në Shkup.
Siç informon Komisioni Evropian, gjatë qëndrimit në Shkup, Fon der Lajen të mërkurën pasdite do të takohet me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me kryeministrin Hristijan Mickoskin dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. mb/
Foto: MIA