• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri Kurti prezantoi dronët Bajraktar të blerë nga Turqia

Kryeministri Kurti prezantoi dronët Bajraktar të blerë nga Turqia

Prishtinë, 16 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se qeveria e tij ka blerë drone Bajraktar TB-2 nga Turqia, por nuk e ka bërë të ditur numrin e tyre, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në prezantimin e sotëm të dronëve, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, Kurti tha se me këtë blerje, "Kosova tashmë është edhe më e sigurt, përveçse edhe më krenare".

Ai përgëzoi oficerët e FSK-së për trajnimin e përfunduar me sukses për përdorimin e dronëve të rinj.

"Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bajraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve", shënoi Kurti në Fejsbuk.

Mundësia që të blihen dronët Bajraktar u përmend nga Prishtina zyrtare në fund të vitit të kaluar, pas së cilës, siç kujtojnë mediat vendore, Serbia paralajmëroi Turqinë se furnizimi i ushtrisë së Kosovës me ato mjete luftarake do të ndikonte në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Athinës. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR