• e premte, 27 shtator 2024

Kryeministri Kovaçevski në hapjen e pishinës për not të mbuluar dhe të rikonstruktuar në Strugë

Kryeministri Kovaçevski në hapjen e pishinës për not të mbuluar dhe të rikonstruktuar në Strugë

Strugë, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka marrë pjesë në solemnitetin me rastin e përurimit të pishinës për not të mbuluar dhe plotësisht të rikonstruktuar në Strugë, projekt i zbatuar me mjete buxhetore përmes Agjencisë për të rinj dhe sport në vlerë prej 1,6 milionë euro.

Kovaçevski në fjalimin para të pranishmëve shprehu kënaqësi që pas 20 viteve, sërish struganëve u qëndron në dispozicion pishina e mbyllur për not, siç tha, kujtimi i shumë gjeneratave.

Ai shprehu bindje se objekti sërish do të jetë krenaria e Strugës dhe krenaria e të gjithë sportistëve dhe adhuruesve të notit

Kovaçevski përkujtoi se vijo ndërtimi i pishina në komunat Gjorqe Petrov, Kisella Vodë, Kërçovë, Manastir, Karposh dhe Shtip, ndërtimi i së cilës duhet të përfundojë gjatë vitit 2024, ndërsa dy vitete e ardhshme do të bëhen me pishina edhe Strumica dhe Kavadari. Kovaçevski theksoi se ka përfunduar pishina e re në Tetovë dhe e njejta është lëshuar në përdorim.

Vlera e pishinave kushton secila nga rreth 48 milionë dollarë ose mbi 780 mijë euro. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR