Kryeministri kanadez, Karni bisedoi me Trampin
- Kryeministri i Kanadasë dhe lideri i Partisë Liberale në Kanada, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të hënën, Mark Karni, diskutoi dje me presidentin amerikan, Donald Tramp, kumtoi zyra e Karnit.
- Post By Fami Bajrami
- 08:14, 30 prill, 2025
Otavë, 30 prill 2025 (MIA) - Kryeministri i Kanadasë dhe lideri i Partisë Liberale në Kanada, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të hënën, Mark Karni, diskutoi dje me presidentin amerikan, Donald Tramp, kumtoi zyra e Karnit.
U publikua se Trampi i uroi Karnit për fitoren e tij në zgjedhje.
"Liderët u dakorduan se është e rëndësishme që Kanadaja dhe SHBA-ja të punojnë së bashku - si kombe të pavarura, sovrane - për të mirën e përgjithshme. Për këtë qëllim, liderët ranë dakord të takohen personalisht në një të ardhme të afërt", theksohet në kumtesën nga zyra e Karnit.
Pasi u numëruan pothuaj të gjitha votat nga zgjedhjet e së hënës, televizioni kombëtar kanadez Si-Bi-Si publikoi se Partia Liberale do të mbetet pa shumicë në parlament. rq/bsh/
Foto: EPA