Kryeministri kanadez ka biseduar me presidentin izraelit për sulmet e Hamasit
- Kryeministri kanadez Xhastin Trudo njoftoi se ka biseduar me presidentin izraelit Jicak Hercog për sulmet e grupit islamik palestinez Hamas.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:39, 23 tetor, 2023

Otavë, 23 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri kanadez Xhastin Trudo njoftoi se ka biseduar me presidentin izraelit Jicak Hercog për sulmet e grupit islamik palestinez Hamas.
"Biseduam për pengjet të cilat i mban Hamasi dhe domosdoshmërinë e lirimit të menjëhershëm të tyre", thotë Trudo në një postim në Platformën X.
Ai shtoi se "Kanadaja mbështet të drejtën e Izraelit që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare".
Foto: Arkivi i MIA-s