• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri irlandez thotë se marrëveshja ndërmjet BE-së dhe SHBA-së parandalon luftë tregtare të dëmshme

Kryeministri irlandez thotë se marrëveshja ndërmjet BE-së dhe SHBA-së parandalon luftë tregtare të dëmshme

Dablin, 28 korrik 2025 (MIA) – Kryeministri irlandez Majkëll Martin përshëndeti marrëveshjen e re tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se në të "është shmangur një luftë tregtare e dëmshme".

Martin, gjithashtu, tha se ka "shumë gjëra për të negociuar" pas asaj që e quajti një "marrëveshje kornizë".

Duke folur para mediave në Dablin, Martin tha se ajo "hap perspektivën për një bashkëpunim strategjik më kuptimplotë midis SHBA-së dhe Evropës për një sërë çështjesh".

"Me të gjithashtu shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm, ose një konflikt tregtar, i cili do të ishte shumë, shumë dëmtues për ekonomitë e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian", theksoi ai.

"Është e rëndësishme të thuhet se Evropa nuk ka kërkuar kurrë dogana, as nuk ka dashur të vendosë doganaa, dhe në thelb, ne jemi kundër doganave: ne besojmë në një ekonomi tregtare të hapur", theksoi Martin.

Ai shtoi se situata aktuale është shumë e ndryshme nga ajo para 1 prillit.

"Në lojë janë realitete të reja dhe kështu, në një nivel më të gjerë, stabiliteti dhe parashikueshmëria që sjell kjo marrëveshje është e rëndësishme për bizneset, është e rëndësishme për konsumatorët dhe madje edhe për pacientët kur bëhet fjalë për prodhimin dhe shpërndarjen e barnave", tha ai.

"Në thelb, ne kemi shmangur një konflikt tregtar që do të kishte qenë shkatërrues, që do të kishte qenë shumë dëmtues për ekonominë tonë dhe veçanërisht për vendet e punës... Sfida tani për Evropën është të punojë mbi joefikasitetet e veta, të zvogëlojë barrierat ndaj tregut të vetëm, të ndjekë në mënyrë më ambicioze dhe proaktive diversifikimin tregtar dhe marrëveshjet tregtare me vendet e tjera që do të lehtësonin diversifikimin e nevojshëm të tregut", tha kryeministri izraelit.

Ai shtoi se "ka shumë gjëra për të negociuar sipas kësaj marrëveshjeje kornizë". ls/

Foto: Majkëll Martin në Fejsbuk, skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR