• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri irakian: Ky është test për një rend të ri botëror

Kryeministri irakian: Ky është test për një rend të ri botëror

Kajro, 21 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri i Irakut Mohamed Shia al Sudani në fjalimin e sotëm nga Samiti i paqes në Kajro vlerësoi se populli palestinez “po përballet me gjenocid” dhe se spitalet janë cak i sulmeve.

"Është një krim i plotë lufte që filloi me vrasjen e njerëzve të paarmatosur dhe vendosjen e një rrethimi për pjesën tjetër të të gjallëve", thotë ai.

"Gaza sot është një test, testi ri për rendin e ri botëror i cili gjithmonë përjeton mossukses", tha ai. A thua ende nuk është koha për t'i dhënë fund këtij okupimi? Nuk ka vend për palestinezët përveç tokës së tyre", shtoi kryeministri irakian duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Iraku bën thirrje, thotë ai, për "heqjen e plotë të rrethimit në Rripin e Gazës" dhe krijimin e një fondi për rindërtimin e Gazës.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR