• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Shqipërisë Rama më 20 mars për vizitë në Greqi

Kryeministri i Shqipërisë Rama më 20 mars për vizitë në Greqi

Tiranë, 12 mars 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në datën 20 të këtij muaji do të shkojë për vizitë dyditore në Greqi, në kuadër të së cilës janë paraparë takime me funksionarë të lartë grekë, pjesëmarrje në forumin ekonomik ndërsa do ta hapë edhe ekspozitën e tij me piktura. 

"Kryeministri Rama do të mbërrijë në Athinë mesditën e datës 20 dhe menjëherë do të nisë takimet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias me të cilin do të ketë edhe drekë pune. Në formatin e bisedimeve do të jetë e pranishme edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka si dhe një delegacion diplomatësh për të diskutuar disa prej marrëveshjeve të lëna përgjysmë mes dy vendeve", njofton televizioni Top Çenëll.

Pasditen e datës 20 do të çelë në “Zapion Megaro” ekspozitën e tij, nën shoqërinë e homologut Micotakis, për të vazhduar në një darkë pune me të.

Agjenda e kryeministrit shqiptar në datën 21 nis e ngjeshur, ku do të takojë kryetarin e parlamentit helen, Kostas Tasulas, për ta finalizuar me presidenten e vendit, Kateriana Sakellaropullu.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Greqi do të mbyllet pasditen e datës 21, me pjesëmarrjen e tij  forumin ekonomik të Delfit, ku do të marrin pjesë biznesmenë dhe krerë korporatash nga më të mëdhatë në Greqi.

Rama (59), i cili është kryeministër i Republikës së Shqipërisë që nga viti 2013, ishte kryetar i Tiranës (2000-2011) për tre mandate radhazi, është fitues i çmimit për kryebashkiak botëror në vitin 2004, ndërsa sipas Tajms, ai ishte një nga politikanët më të rëndësishëm evropianë në vitin 2005. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR