• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i ri Svini beson në pavarësinë e Skocisë në pesë vitet e ardhshme

Kryeministri i ri Svini beson në pavarësinë e Skocisë në pesë vitet e ardhshme

Edinburg, 10 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i ri i Skocisë, Xhon Svini sot deklaroi se beson se Skocia mund të jetë e pavarur në pesë vitet e ardhshme. 

"Mendoj se pavarësia mund të arrihet në atë hark kohor sepse argumentet për të janë bindëse", deklaroi Svini për Skaj Njuz.  

Ai vlerësoi se Skocia po përballet me rritjen e kostove të jetesës dhe pasojat e Bregzitit dhe se këta janë "faktorë të rëndësishëm strategjikë që shkaktojnë dëme serioze ekonomike dhe sociale në Skoci për shkak të vendimeve të dobëta të miratuara në Vestminster".

"Edhe përgjigja për këtë është pavarësia", tha Svini.

Ai theksoi se Skocia është "përjashtuar nga Bashkimi Evropian kundër vullnetit", pasi shumica votoi kundër Bregzitit, pra që ai vend nga Mbretëria e Bashkuar të mbetet në BE.

Veterani i Partisë kombëtare të Skocisë (SNP) Svini më 8 maj u zgjedh për ministër të parë të Qeverisë skoceze, duke zëvendësuar Humza Jusaf i cili dha dorëheqje më 29 prill pasi më herët prishi koalicionin me të Gjelbrit, bëjnë të ditur mediat britanike.

Jusaf dha dorëheqje si lider i SNP pro-pavarësisë, pasi nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për të mbijetuar një votëbesimi. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR